Sonte rreth orës 22:30 ka pasur gjuajtje me armë zjarri në Gurakoc të Istogut.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Pejës, Driton Rugova, i cili ka informuar se nuk ka të lënduar.

Rugova ka shtuar se policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po punon për gjetjen e personave të dyshuar lidhur me rastin./21Media