Një person u plagos sot rreth orës 18:00 si pasojë e një gjuajtjeje me armë zjarri në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi për rtv21.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, sipas së cilës, i plagosuri u dërgua në QKUK.

Ahmeti informoi se personi i dyshuar lidhur me rastin u arrestua, të cilit iu konfiskua edhe arma.

“Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e policisë dhe të njejtit i është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorë në rast.”, bëri të ditur Ahmeti./21Media