Këngëtarja Manjola Nallbani publikoi projektin e ri muzikor të titulluar “Gjuha e shpirtit”, këngë kjo kushtuar mallit për atdheun, shkruan rtv21.tv

Këtë projekt Manjola e solli në bashkëpunim me Fortana Pacolli.

Kjo këngë është e veçantë për Manjolën për arsye se është bashkëpunimi i parë siç thotë ajo “me nje vajzë të vogël në moshë po super të talentuar”.

Në videoklipin e këngës ku shfaqen disa pjesë të Shqipërsië, Manjola shfaqet si gjithmonë e bukur dhe tërheqëse./21Media