Gjykata i lë në burg dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar në Gramsh

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin që u kapën teksa tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh.
Gjykata ka vendosur që dy rusët dhe ukrainasi mund të kenë ardhur me mision të rekrutuar nga shërbimet e Inteligjencës ruse dhe “secili prej tyre ka pasur detyra të paracaktuara”.
Nga provat e deritanishme që hetuesit kanë paraqitur para Gjykatës, krahas dëshmive të ushtarëve, por edhe të banorëve të zonës janë: materialet filmike dhe fotografi të ndryshme të bazave ushtarake që të rinjtë kanë bërë, një automjet ‘Chevrolet”, 2 dronë, pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën, 1 laptop, 1 fishek model 56 i kalibrit 7,62mm, 1 predhë fisheku, armë zjarri kalibër 12,7mm si dhe pajisje të tjera, raporton Vizion Plus.
Prokuroria ngriti akuza mbi të arrestuarit, konkretisht “sigurimi i informacionit të klasifikuar”, “marrja e informative dhe dërgimi te shtetas të huaj”, “goditje për shkak të detyrës ndaj efektivëve”, dhe “mbajtja pa leje e municioneve luftarake”./21Media

Back to top button