Seanca për sulmin në Kuvend, kërkohet largimi i gjyqtarit Kalludra

Seanca për sulmin në Kuvend, kërkohet largimi i gjyqtarit Kalludra

Për herë të dytë ka nisur gjykimi ndaj ish-deputetit Frashër Krasniqi dhe tre aktivistëve të tjerë, të cilët akuzohen për vepra penale të terrorizmit. Në seancën e parë të rigjykimit, mbrojtësi i të akuzuarit Frashër Krasniqi, avokati Tomë Gashi,  kërkoi përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Beqir Kalludra.