Deri fund të javës pritet që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim për legjitimitetin e zgjedhjes së Qeverisë Hoti

Nga burimet e RTV 21 mësohet se Gjykata Kushtuese e Kosovë ka pranuar rekomandimet nga Komisioni Evropian për Demokraci nëpërmjet ligjit, që njihet edhe si Komisioni i Venedikut, të cilat pritet t’i zbatoj deri në fund të javës.

Kjo gjykatë kishte kërkuar ndihmë nga Komisioni i Venedikut në lidhje me kushtetutshmërinë e votës së ish deputetit Etem Arifi, që zgjodhi Qeverinë Hoti në Pushtetin Ekzekutiv të Kosovë, me 61 vota.

Nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendos që vota e Etem Arifit ka qenë e pavlefshme dhe të shpallej si e tillë, do të përshpejtohet procesi për të shkuar në zgedhje, pasi që Qeveria Hoti, teknikisht është zgjedhur me 60 vota. Ndërsa, me këtë vendim i tërë procesi për zgjedhjen e Qeverisë do të shpallej i pavlefshëm.

Më datën 09 mars 2020, deri në orën 12:00, Etem Arifi do duhej të ishte paraqitur në Qendrën për Paraburgimit në Prishtinë, pasi që gjykata e Apelit kishte shpalllur vendim të plotfuqishëm dënimin me burg efektiv me 1 vjet e 3 muaj. Mirëpo, ish-deputeit Arifi kishte kërkuar nga Gjykata në Prishtinë t’i shtyhet burgu efektiv për shkak të problemeve shëndetësore, qëllim të cilin ai e kishte arritur. 

Ai ishte dënuar për keqpërdorim të subvencioneve, sepse si deputet i Parliamentit të Kosovës gjatë viteve 2012-2013 kishte ushtuar ndikim ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të financojnë projekte të implementuara nga OJQ “Zëri i Ashkalinjve” – për festimin e ditës së flamurit të komunitetit Ashkalinj. Subvencione kishin pranuar edhe nga zyra e Ministrit për Integrim. Dënim të ngjashëm me 1 vjet burgim kishte marrë edhe drejtori i OJQ “Zëri i Ashkalinjve”, Bajram Gashi, i cili sipas aktakuzës ishte i përfshirë në këtë aferë.

Më datën 25 mars 2020, ish-depueteti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi kishte votuar ndaj rrëzimit të Qeverisë Kurti (85 vota) që ka zgjatur vetëm 50 ditë. Aziri po ashtu kishte votuar Qeverinë Hoti (61 vota) më 3 qershor 2020, ku Lidhja Demokratike e Kosovës, zyrtarisht ka marrë pushtetin, pak para valës së parë të serioze të shpërthmit të raste të infektuara me COVID-19.

Vota e ish-deputetit Arifi është kontestuar si anti-kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese, më 11 qeshor 2020, me arsyetimin që Qeveria Hoti është zgjedhur në formë të parregult në Parliamentin e Kosovës. Kujtojmë se Qeveria Hoti ishte zgjedhur me 61 vota. 

Sipas VV-së, përkatsisht deputetëve të Grupit Parlamentar të saj, të cilët edhe kishin dorëzuar kerkesën për antikushtetutshmëri në Gjykatën Kushtetuese është deklaruar se ish deputeti Arifi, kishte humbur ulësen e deputetit kur është dënuar me vendim të formës së prerë.

“Pjesëmarrja e z. Etem Arifi në seancë dhe votimi i tij, aq më tepër si votë përcaktuese, e thellon edhe më shumë paligjshmërinë e kësaj Qeverie dhe e bën edhe proceduralisht të paligjshëm vendimin e Kuvendit për votimin e Qeverisë. Është e përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës se mandati i deputetit humb ose bëhet i pavlefshëm në rast të dënimit për vepër penale me një vit e më shumë burg”, bëhet e ditur në komunikatën e VV-së.

Për më shumë, Etem Arifi dhe Bajram Gashi, ishin dënuar me kusht për 2 vjet që mos të shkaktohet vepër penale, më vonë prokuroria speciale kishte dërguar rastin ankesor në Gjykatë të Apelit. Pas procesit gjyqësor, Gjykata e Apelit ka marrë vendim të formës së prerë që të zbatohet dënimi me burg efektiv i të dënuarve./21Media