Lirohet nga aktakuza

Lirohet nga aktakuza

I akuzuari Milorad Zajiq lirohet nga aktakuza, ndërsa të dëmtuarit udhëzohen në kontest civil, si dhe Milorad Zajiqit i ndërprehet arresti shtëpiak. Milorad Zajiq akuzohej për pjesëmarrje aktive në përndjekjen e fqinjëve të tij shqiptarë në fshatin Dush të Klinës, në Qershor të vitit 1998. Sipas aktakuzës ai ishte i përfshirë në përndjekjen e fqinjëve të tij duke ofruar shtëpinë e tij si bazë për forcat e armatosura serbe duke qëlluar në drejtim të shqiptarëve.

Prokuroria Speciale e Kosovës pretendon se më 19 Qershor 1998, Zajiqi e kishte nisur betejën kundër shqiptarëve. Fqinjët e tij e kishin parë duke shkarkuar nga makina e tij “Zastava” armë, e në mbrëmje duke qëlluar ne drejtim të shtëpive të shqiptarëve. Nga po këto sulme mbetën të djegur në shtëpitë e tyre tre të moshuarit Zade, Osman dhe Haradin Marmullaku. Viktima të këtyre sulmeve ishin edhe katër banorë të tjerë të vrarë, gruaja dhe vajza e të dëmtuarit, Xhemë Marmullaku dhe Ismet e Bashkim Marmullaku.

Zajiq ishte deklaruar i pafajshëm për këto akuza./kallxo.com