Gjykata vendos në favor të luanit që po mbahet në Gjilan

 

Gjykata e Themelore e Gjilanit ka vendosur që luani i cili po mbahet në nëj restorant në Gjuilan të kinfiskohet.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Pyllit të Arinjëve.

“Me këtë vendim gjykate autoritetet përkatëse janë të detyruara të zhvendosin luanin nga kafazi ku mbahet dhe ti gjendet një zgjidhje e përshtatshme jashtë Kosovës. Pavarësisht kësaj, e ardhmja e Gjonit ende është e pasigurtë. Javën që shkoi ne t’gjithë i kemi bërë thirrje ministrit në detyrë z. Muharrem Nitaj, që të bëjë gjithçka që është në mundësitë e tij si ministër që të bëhet një zgjidhje për luanin sa më shpejt. Ministri Nitaj është përgjigjur me një deklaratë premtuese se ai do të bëjë gjithçka që është e mundur që të gjindet një zgjidhje e shpejtë për këtë rast. Ky premtim i z.Nitaj së bashku me vendimin e fundit të gjykatës më në fund sjell pak dritë në këtë rast shumë të ndërlikuar.”, thuhet në njoftim.

Luani në fjalë ka më shumë se një vit që po mbahet në në kafaz në një restorant në Gjilan. Kjo ka ngjallur shumë reagime deri te Komisioni Evropain, aty këtë çështje e ka Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon./21Media

Back to top button