Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë edhe për 43  protestues të tjerë të ndaluar pas protestave në kryeqytet për vrasjen e Klodian Rashës.

Për 26 prej tyre u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, 12 do të jenë në “arrest shtëpie”.

Ndërkohë, pesë të tjerë do të vijojnë të qëndrojnë në qeli pasi për katër prej tyre u vendos arrest me burg me afat 10 ditor dhe për 1 arrest me burg me afat 15 ditor./oranews