Gjyqtarët e Kushtetueses kanë votuar unanimisht për rrëzimin e Qeverisë
21 Dhjetor 2020
Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendo do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Nëntë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë votuar pro që kjo votë të shpallej e pavlefshme.
Me vendimin e Kushtetueses, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti bie dhe vendi do të shkoj në zgjedhje brenda 45 ditë.
Qeveria Hoti ka ardhur në pushtet me 3 qershor, që i bije se e ka udhëhequr vendin për 202 ditë. Në Kosovë për më pak se një vit kanë rënë dy qeveri.