Gjatë ditës së shtunë, 46 gjyqtarë të futbollit kosovar së bashku me 12 kontrollues të ndeshjeve i janë nënshtruar testit për koronavirus.

Burime të KP-së brenda Federatës së Futbollit të Kosovës bëjnë të ditur se të gjithë personat e nënshtruar këtij testi kanë rezultuar negativë.

Kujtojmë që gjatë ditës së shtunë, gjyqtarët e ndeshjeve të futbollit kanë kryer edhe testin fizik dhe tanimë janë gati për t’u rikthyer në fushë.

Futbolli në Kosovë rikthehet këtë javë me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës.