Gjyshja 103-vjeçe e bëri tatuazhin e parë
19 Gusht 2020
Një 103-vjeçare e bëri tatuazhin e parë për ta festuar largimin nga shtëpia e pleqve pasi kaloi muaj të tërë e izoluar për shkak të pandemisë.
Dorothy Pollack nga Michigan, e festoi ditëlindjen më 16 qershor në një shtëpi në Muskego, dhe i befasoi miqtë dhe familjen kur zbuloi se dëshira e saj është ta bëjë një tatuazh.
Zonja Pollack, një ish-bankiere dhe asistente e kimistëve, që doli në pension më mesin e viteve ’90-ta, shkoi të bënte tatuazh një bretkosë në krah.
Teresa Jones, e dashura e nipit të saj, tha se ajo nuk ishte e lumtur që po jetonte në shtëpinë e pleqve dhe ishte e mbyllur në dhomën e saj gjatë pandemisë.
Pollack tha se tatuazhi ishte pjesërisht një formë për ta festuar lirinë e saj.
“Pasi qëndrova në ‘burg’ për Covid-19, mendova se është koha të fillojë jetën prapë. Mendova se forma më e mirë për të festuar është ta bëjë një tatuazh”, tha ajo.
Tatuazhin ia bëri artisti Ray Reasoner Jr., i cili tha se ajo ishte personi më i vjetër të cilit i ka bërë tatuazh./21Media