Qeveria e Kosovës ka vendosur që gjysmëvjetori të përfundojë me datën 18 dhjetor . Këtë e bëri të ditur kryeministri, Avdullah Hoti në një konferencë për media.

“ Gjej rastin që të kërkojë, t’i lus shkollat të përmbyllin planprogramin e paraparë për këtë gjysmëvjetor me datë 18 dhjetor, shkollat pastaj do të hapen me 18 janar.”, tha Hoti

Ai tutje tregoi se kompensimi i ditëve të humbura nga gjysmëvjetori i dytë do të bëhet gjatë pushimit pranveor në prill ose në qershor./21Media