Ekspozita hapet të premten 23 qershor ora 11.30

Ekspozita hapet të premten 23 qershor ora 11.30

Të premten, më 23 qershor, Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë do të prezantojë për publikun e saj ekspozitën “Bota e fëmijëve”.Kjo ekspozitë i kushtohet një publiku të veçantë, jo vetëm të rriturve artdashës, por në veçanti krijuesve të vegjël.

Në këtë ekspozitë do të prezantohet krijimtaria e përzgjedhur e katër artistëve si Abdurrahim Buza, Agim Faja, Guri Bulollari dhe Ledia Kostandini, autorë të jashtëzakonshëm, plot fantazi, veprat e të cilëve dinë të flasin në gjuhën e të rriturve e të vegjëlve.

Konferenca për mediat do të mbahet ditën e premte dt. 23 qershor ora 10.00.Ekspozita hapet të premten 23 qershor ora 11.30 të paradites./21Media