Imazhet brenda dhe jashtë ekraneve tona

Imazhet brenda dhe jashtë ekraneve tona

Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) ka shpallur konkursin për pjesëmarrje në edicionin e 15-të të Ekspozitës dhe Çmimit Ndërkombëtar të Fotografisë ‘Gjon Mili 2017’.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, GKK ka prezantuar kriteret që kandidatët duhet të plotësojnë.

Postimi i plotë i GKK-së:

​Galeria Kombëtare e Kosovës shpall konkurs për pjesëmarrje në edicionin e 15-të të Ekspozitës dhe Çmimit Ndërkombëtar të Fotografisë
“GJON MILI” 2017
Kuruar nga: Alfredo Cramerotti
Asistent kuratori: Atdhe Mulla
Koncepti kuratorial:
Hiperimazhi! Imazhet brenda dhe jashtë ekraneve tona

Ne u referohemi imazheve, ose aktit të krijimit të tyre, duke vepruar në aspektin social, politik dhe madje privat. Si pasojë e erës digjitale të fotografisë, mënyra se si jemi të involvuar në krijimin e imazheve është e vazhdueshme: ne mund ti qasemi si funksion specifik profesional ose artistik, ose ta bëjmë atë pjesë të mënyrës së formimit të ekzistencës sonë. Kur imazhet digjitale imponohen si përkthime vizuale të vetes, kuptimi i fotografisë tenton të largohet nga praktikat standarde të përfaqësimit. Imazhet komponojnë një rrjedhë kohore vizuale, të krahasueshme me nje narracion linear tekstual, ku gramatika përbëhet nga listat e shopingut, bisedat, komentet e mediave sociale ose e-mail të punës.
Edhe pse këto imazhe nuk janë koherente kur vëzhgohen bashkërisht dhe janë të prodhuara për arsye të ndryshme, ato bëhen “pjesëza” informatash që vizualisht përkthejnë kontekstet e ndryshme në atë që në dëshirojmë të tjerët të mendojmë për ne. Atëherë ato mund të kuptohen si alfabet piktorial ku mundësitë e komunikimit janë të pafundme dhe universale, të liruara nga kufizimet e ndërlidhura me përkthimin tekstual. Rezultati është rrjedhë e formave vizuale dhe domethënieve që mund të shkëmbehen, pavarësisht prej situatave në të cilat janë krijuar ose konsumuar ato. Gjon Mili 2017 tenton të vejë në pyetje këtë hipotezë; duke u fokusuar në krijimin e imazhit ne erën digjitale, ai tenton të testojë se “autorësia vizuale” sot, a asocohet ende me mbajtjen e një pozite specifike përmes idesë së përfaqësimit, apo ka të bëjë më shumë me zhytjen në një proces vazhdimisht të ndryshueshëm i cili kurrë nuk e prodhon një vepër të “përfunduar” për ekspozim.
Duke shkuar përtej një ekspozite klasike të fotografisë, Gjon Mili 2017 do të ekspozojë një narrativ të zgjeruar të fotografisë përmes objekteve fotografike, instilacioneve, projeksioneve, informatave të “gjalla” vizuale, dhe “letër-mureve të lëvizshme” që do të testojnë racionalen kuratoriale, dhe do të angazhojnë vizitorët në një shteg të zbulimit, vetë-reflektimit dhe hulumtimit të hapur për statusin e kulturës vizuale të fillim- shekullit 21. – Alfredo Cramerotti
Dokumentet e kërkuara:
– Fotografi ose / dhe koncept që reflektojnë konceptin kuratorial
– Formulari për aplikim (mund të merret në Galerinë Kombëtare të Kosovës), portfolio dhe biografia.
– Punimi më i suksesshëm do të shpërblehet me Çmimin “Gjon Mili” në vlerë prej 1.000 Euro.
Vërejtje:
– Nuk pranohen punimet fizike të dërguara.
– Punimet duhet të jenë të pa ekspozuara në GKK

Aplikimet në zarf dërgohen në adresën:
– “Galeria Kombëtare e Kosovës, Rr. Agim Ramadani 360, 10000, Prishtinë”, çdo ditë pune nga ora 08.00-16.00 deri më datë 15.07.2015./21Media