“Glastonbury” anulohet për herën e dytë
21 Janar 2021
Festivali i famshëm “Glastonbury” në Britani të Madhe është anuluar për herën e dytë për shkak të pandemisë.
Kjo u bë e ditur nga organizatorët e këtij festiavli.
“Pavarësisht nga përpjekjet tona për të lëvizur Qiellin & Tokën, është bërë e qartë se ne thjesht nuk do të jemi në gjendje të bëjmë festivalin këtë vit”, thanë organizatorët Michael dhe Emily Eavis në një deklaratë të përbashkët të enjten.
With great regret, we must announce that this year’s Glastonbury Festival will not take place, and that this will be another enforced fallow year for us. Tickets for this year will roll over to next year. Full statement below and on our website. Michael & Emily pic.twitter.com/SlNdwA2tHd
— Glastonbury Festival (@glastonbury) January 21, 2021
“Glastonbury” është ngjarja më e vlerësuar e muzikës live në botë. Ky eveniment është kryesuar nga një koleksion vezullues i yjeve britanikë dhe global që nga data e parë e tij në vitin 1970, ku performuan aso kohe emrat e njohur si: David Bowie, Rolling Stones, Oasis, U2 dhe Beyonce./21Media