Ish ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca është diagnostifikuar me Covid-19. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rjetet sociale.

Ka porositur për bashkëpunim të secilit në koordinim me institucionet publike.

“Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm. Ju ftoj të gjithëve për kujdes dhe respektim të masave ashtu që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë të keqe pandemike në vendin tonë.”, ka shkruar Konjufca në Facebook./21Media