Glauk Konjufca nga Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës me 69 vota për, 33 vota kundër dhe pa asnjë abstenim.

Edhe Xhavit Haliti nga PDK votoi Glauk Konjufcën për kryetar Kuvendi.

Glauk Konjufca është lindur në korrik të vitit 1981, në Prishtinë. Ka përfunduar studimet e Filozofisë në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës.

Është aktivizuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! që në fillimet e saj. Është studiues i filozofisë dhe ndërmjet shumë shkrimeve në këtë fushë, ka botuar librin “Huti i minervës fluturon në muzg G.Ë.F. Hegel”. Në vitin 2010 u zgjedh deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në legjislaturën e IV-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitin 2011-2014 ishte nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në vitin 2014 u zgjedh deputet dhe u emërua si shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në të njejtin vit ai u emërua si Nënkryetar i Kuvendit deri me 12 mars 2015. Në legjislaturën e V-të ishte zv. Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukrurë, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës. Në legjislaturën e VI-të ai u zgjedh Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe ishte anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Komisionit për Punë të Jashtme.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, Konjufca u zgjedh deputet dhe me 26 dhjetor të po atij viti ai u propozua dhe u zgjedh Kryetar i Kuvendit të Kosovës deri me 3 shkurt 2020. Me formimin e Qeverisë Kurti, Glauk Konjufca emërohet si Ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deri në qershor të vitit 2020.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë./21Media