“Global Game Jam 2020”- për herë të dytë në Kosovë

Po marrin pjesë 119 shtete, me mbi 30 mijë pjesëmarrës

Ka filluar  edicioni i  dytë i  eventiti me të madh botërorë të lojërave online “Global Game Jam” në Kosovë. Brenda 48 orësh pjesëmarrësit duhet të krijojnë lojërat e tyre kompjterike me tematika të ndryshme, ku më pas ato do të publikohen online në faqen zyrtare të Global Game Jam. Për gjatë këtyre 3 ditëve, pjesëmarrësit do të mund të njoftohen me procesin e punës së krijimit të një loje, ata, po ashtu  do të  kenë mundësin të njoftohen edhe për detaje më të hollësishme, përmes tre workshopeve (ligjëratave)që do të  realizohen gjatë këtyre ditëve.(Teksti -Qendresa Kadriu, kamera-Sahit Kokolli, Gjens Karaqi)./21Media

 

 

Back to top button