Në fshatin Skivjan të Gjakovës sot rreth orës 09:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe këmbësori.

Deri te aksidenti erdhi kur këmbësori ka tentuar ta kaloj rrugën dhe gjatë kalimit goditet nga automjeti i cili ishte në lëvizje nga drejtimi i Deçanit.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka treguar se këmbësori është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal dhe gjendjen deri me tani e ka stabile./21Media