Një këmbësore u lëndua si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 17:30 minuta në fshatin Qifllak të Rahovecit.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj, i cili informoi se të përfshirë në aksident ishin një veturë dhe një këmbësore.

“Deri te aksidenti është ardhe deri sa ngasesi i automjetit Opell Astra , i dyshuari ishte duke levizur pergjate aksit rrugore Ratkoc – Kramovik dhe kur arrine ne fshatin Qifllak nuk e pershtat shpejtesin e levizjes, ku koha ishte e vrante dhe duke reshur shi (pashmeria e zvogluar) nuk e vren kembesoren e cila ishte duke e kaluar rrugen nga krahu i djathte i levizjes se automjetit dhe me pjesen e perpareme te krahut te majte te automjetit e godet kembesoren dhe e perplase per toke. Nga te afermit e saj e lenduara dergohet ne shtepin e Shendetit ne Ratkoc per ndihm te parë dhe nga Ratkoci me autoambulance dergohet ne Emergjencen e Spitalit Rajonal ne Gjakove.”, informoi Xhurkaj.

Pas marrjes së ndihmës së parë ne emergjencë, siç bëri të ditur Xhurkaj, viktima shkaku i lëndimeve të rënda në këmbën e djathtë u shtrua në repartin e Ortopedisë për shërim të mëtejshem.

Sipas raportit mjekesor të mjekut kujdestar në Emergjencën e Gjakovës, e lënduara është jashtë rrezikut për jetë.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shteti i cili me urdhër te prokurorit rasti dergohet ne procedur te rregullt.”, informoi tutje Xhurkaj./21Media