Viktima u dërgua në spital

Viktima u dërgua në spital

Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me veturë.

Personi i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Një person i dyshuar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën femër K/Shqiptare-këmbësore duke i shkaktuar lëndime dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Viti.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë në Gjilan.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./21Media