Goditet me veturë një person në magjistralen Prishtinë- Pejë

Një i moshuar 80 vjeç është goditur nga vetura sot rreth orës 11: 20 në magjistralen Prishtinë- Pejë.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi për portalin rtv21.tv bëri të ditur se i moshuari ka marrë lëndime.
“Njësia policore që i është përgjigjur rastit njofton se një veturë ka goditur një këmbësor (rreth 80 vj.). I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, tha Krasniqi./21Media

Back to top button