Goditi 42 herë me thikë ish të dashurën, 15 vjet burgim për kosovarin

Një burrë nga Kosova ishte arrestuar në tetor të vitit të kaluar në Austri nën akuzat se e ka goditur 42 herë me thikë ish të dashurën e tij nga Maqedonia e Veriut duke i shkaktuar viktimës plagë tejet serioze, por fatmirësisht jo fatale për të.

Mmediat austriake shkruajnë se 40 vjeçari sot u dënua me 15 vjet burgim.

Para se të kryente aktin e tmerrshëm, burri i kishte dërguar një mesazh ish të dashurës.

“Nuk do të jetosh për të parë ditëlindjen tënde më 5 nëntor. Vëllai juaj do të vendosë lule në varrin tënd”, ishte mesazhi që supozohet që autori i sulmit i kishte dërguar viktimës.

Gruaja e cila kaloi këtë sulm të tmerrshëm, ka deklaruar në gjykatë se prej atij momenti ajo nuk guxon të dalë më vetëm nga shtëpia, dhe ka probleme me gjumin.

Raportohet se në ditën kritike 40 vjeçari nga Kosova, e kishte goditur disa herë me thikë në qafë dhe në fytyrë.

Back to top button