Janë publikuar dy lista të cilat përmbajnë golashënuesit dhe asistuesit më të mirë në Top 5 ligat evropiane nga “Transfermarkt”.

Si golashënues listës i prinë padyshim sulmuesi bomber i Bayern Munich-ut, Robert Lewandowski, ku brenda gjashtë ndeshjeve ka arritur të regjistrojë gjithsej 11 gola.

Listën e asistuesve e kryeson sulmuesi i Tottenham Harry Kane, i cili brenda tetë ndeshjeve ka arritur të asistoj tetë herë.

Në përgjithësi, më poshtë janë të bashkangjitura lista e golashënuesve më të mirë në top 5 ligat evropiane dhe ajo e asistuesve.

Golashënuesit më të mirë:

1. Robert Lewandowski – Bayern Munich (6 ndeshje, 11 gola)
2. Zlatan Ibrahimovic – AC Milan (5 ndeshje, 8 gola)
3. Jamie Vardy – Leicester City (7 ndeshje, 8 gola)
4. Boulaye Dia – Stade de Reims (8 ndeshje, 8 gola)
5. Mikel Oyarzabal – Real Sociedad (9 ndeshje, 6 gola)

Asistuesit më të mirë:

1. Harry Kane – Tottenham Hotspur (8 ndeshje, 8 asistime)
2. Kylian Mbappe – Paris Saint-Germain (6 ndeshje, 5 asistime)
3. Max Kruse – FC Union Berlin (7 ndeshje, 5 asistime)
4. Federico Chiesa – Juventus (5 ndeshje, 4 asistime)
5. Angel Correa – Atletico Madrid (7 ndeshje, 4 asistime)./KP