Atletico Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 nga ballafaqimi me Levanten e Enis Bardhit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22 të La Ligas.

Pasi pranoi një top nga Frutos, Enis Bardhi realizoi golin e tij për t’i dhënë epërsinë Levantes në minutën e 17’ të ndeshjes.

Skuadra e Simeones reagoi duke barazuar shifrat në 1-1 me golin e Marcos Llorente në minutën e 37’ të ndeshjes dhe më këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë Atletico e kërkoi më shumë golin por Levante u tregua skuadër e pathyeshme dhe në fund të dy ekipet morën nga një pikë.

Ky ishte barazimi i dytë brenda tre xhirove i Atletico Madridit duke bërë kështu që shpresat e Real Madridit dhe Barcelonës për ta ndezur luftën për titull të rriten edhe më shumë.

“Los Cholchoneros” kryesojnë tabelën me 55 pikë, të ndjekur nga Real Madridit me 49 dhe Barcelona me 46 pikë./KP