Gomes kërkohet nga Juventus

Mesfushori portugez është në radarin e kampionit italian

Juventus edhe një herë interesohen për blerjen e mesfushorit të Barcelonës Andre Gomez, transmeton CalcioMercato.

Zonja e Vjetër ishte e interesuar për shërbimet e tij qysh në kohën kur ishte tek Valencia, mirëpo ishte mundur në garën për të nga gjigantët katalunas Barcelona, shkruan rtv21.tv.

Gomes nuk ka impresionuar tek blaugranët, me paraqitje jo të kënaqshme qysh kur ka arritur në Camp Nou, andaj Juventus ndjejnë se kanë një shansë më të madhë për ta sjellur atë në Turin./21Media

Back to top button