Gomez tregon çfarë i ka ndihmuar në sfidën me shëndetin mendor
Selena Gomez u quajt ‘mbretëresha e Instagramit’ pasi ishte e famshmja më e ndjekur në platformë në vitin 2016.
Gomez ka thënë se tashmë 4 vjet ajo I ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe kjo I ka ndihmuar në shëndetin mendor.
“Kjo ka ndryshuar plotësisht jetën time. Jam më e lumtur, jam më e pranishme, lidhem më shumë më njerëzit. Unë e kuptoj se sa I fuqishëm është internet dhe në shumë mënyra I ka bërë gjërat më të mira për botën. Por, për mua, unë marr lajmet që janë më të rëndësishme rreth njerëzve të mi”, ka thënë ajo.
Gomez aktualisht ka më shumë se 300 milionë ndjekës në Instagram, promovon Ëondermind, një platform për shëndetin mendor që ajo ndihmoi në themelimin e saj.
Artistja ka qenë gjithmonë e hapur për sfidën e saj me shëndetin mendor dhe ka thënë se qëllimi I saj është që të vërë burime në dispozicion për ata që kanë nevojë./21Media