Shefi ekzekutiv i Alphabet, Sundar Pichai, pa fitimet e mëdha qysh në muajt e parë të pandemisë, kur njerëzit ishin duke qëndruar në shtëpitë e tyre dhe përdoren më shumë shërbimet e Google.

Profiti u rrit nga 162% në një rekord prej $17.9 bilion, në vetëm tre muajt e parë.

E gjitha kjo vjen pasi gjigandi i teknologjisë po bënë një ekzaminim më të afërt dhe më të rritur si dhe pandemia ka bërë njerëzit të përdorin internetin më shumë se kurrë.

“Gjatë gjithë vitit të kaluar, njerëzit kanë përdorur Google Search dhe shumë shërbime online për t’u informuar”, tha kryeshefi ekzekutiv i Alphabet, Sundar Pichai.

Analistët kishin parashikuar një performancë të mirë gjersa ekonomia në të gjithë botën kishte filluar të ngritej, duke promovuar dhe shpenzuar më shumë në reklama online.

Kështu, biznesi i Google Search u rrit nga 30% në $31.9 bilion./21Media