Gordon angazhoi Ed Sheeran për datëlindjen e së bijës

Gordon angazhoi Ed Sheeran për datëlindjen e së bijës

Gordon Ramsay besohet se pagoi 580 mijë euro që Ed Sheeran të këndojë në festën e datëlindjes së bijës së tij.

Shefi i kuzhinës e angazhoi bërësin e hitit ‘Shape of You’, i cili në mënyrë tipike kërkon shumën me gjashtë shifra për ahengjet private, ku këndoi pesë nga hitet e tij para se t’ia këndojë këngën “Urime ditëlindjen”  Tillyt, shkruan rtv21.tv

Gordon dhe gruaja e tij Tana kanë rezervuar klubin e natës “Cuckoo” në Londër për të festuar dhe adoleshentja pati qindra shokë që morën pjesë, përfshirë edhe miqtë Brooklyn dhe Romeo Beckham.

Një burim tha revistën “The Sun” se “ahengu i Tilly-t ishte një tjetër nivel. Ishte e qartë se Gordon nuk kishte kursyer asgjë për t’u siguruar që të ishte natë që vërtet nuk harrohet. Ed është këngëtari i parapëlqyer i Tillit kështu që bota u bë e saj që ai ishte aty edhe pse ardhja e tij nuk ishte e lirë“.

Ahengu pati temën e James Bond, dhe prindërit hoqën të gjitha ndalesat për t’u siguruar që bija e tyre-e cila mbushi 18 vjeçe më herët gjatë këtij muaji të kalonte shumë mirë. Burimi shtoi “krejt ahengu kishte temën  e James Bond me pijet që sipër kishin fytyrën e saj ose logon e 007 dhe mysafirët ishin nxitur që të vinin me kravatë të zezë. Aty madje ishte edhe një skulpturë akulli 007 nga e cila mund të merrnit pijet“.

Tilly aktualisht është në lidhje me djalin e shefit italian Gino D’Acampo’s,  Lucianon, dhe shefi 43 vjeç i kuzhinës tash vonë bëri shaka se është i kënaqur me romancën e çiftit sepse kolegu i tij i ‘Gordon, mendon se është makth.

Gino tha se “Tilly është e bukur. Ata njihen qe disa vite tani. Nuk dua të them shumë ngase kjo nuk më përket mua.” Por është kënaqësi e madhe që biri im është në  lidhje me bijën e Gordonit, vetëm për ta bezdisur atë“./21Media