Mario Gotze mund të rikthehet në mënyrë të befasueshme te Bayern Munih, raportoi sot “Sport Bild”.

Raporti thekson se kampionët e Gjermanisë po shikojnë mundësitë që ta përforcojnë skuadrën me investime të vogla dhe sulmuesi për momentin është pa skuadër.

Kryetrajneri i Bayern, Munihut Hansi Flick ka qenë në kontakt me ish-kampionin e botës dhe marrëveshja mund të arrihet për një kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit.