“Komedia për grabitje” e shkruar nga bashkëautorët Henry Shields, Jonathan Sayer dhe Henry Lewis, vjen në skenën e Teatrit të Kumanovës, si premierë në skenën shqiptare.

Kjo shfaqja vjen nën regjinë e Qazmedin Nuredinit, me asistent regjie, Ibër Deari dhe me role të interpretuara nga aktorët Sefedin Shabani, Sara Bajrami dhe Shkëlqim Islami.
Për muzikën e shfaqjes është përkujdesur, Orhan Shaqiri ndërsa kostumet nga Jakup Jakupi.

Skenografinë, ku do të shpalosen situatat e kësaj komedie, e ka krijuar Jovica Nikolovski.

“Komedia për grabitje” është vepër e re për audiencën shqiptare, por edhe vepër e re treshës Shields, Sayer, Lewis, e cila premieren botërore e ka pasur më 2016 në Angli.

Por autorët janë shumë  të njohur për ne me komedinë tjetër shumë të susksesshme “Shfaqja që shkon mbrapsht”.

Shfaqja vjen në skenë si bashkëprodhim i Teatri Ultra & Teatri Kumanovë dhe premierën do ta ketë më 30 shtator 2020 me fillim nga ora 20:00, në kuadër të Festivali të Teatrit “Ditët e Komedisë”, në Kumanovë dhe duke i respektuar rregullat për mbrojtje nga Covid-19./21Media