Lepuri më i madh në botë është grabitur nga shtëpia e tij në Worcestershire.

Policia angleze e West Mercia beson se lepuri gjigant kontinental i gjatë 129 cm, i quajtur Darius, u mor nga kopshti brenda natës, të shtunën më 10 prill.

Lepuri hyri në Rekordin Botëror Guinness në 2010 si më i madhi në llojin e tij.

Annette Edwards, pronarja e lepurit, ka ofruar një shpërblim prej 1,000 funte për kthimin e tij, duke thënë se ishte një “ditë shumë e trishtuar”.

Edwards shkroi në Twitter për ata që morën Dariusin që “ju lutemi ta ktheni përsëri”, duke thënë se ai ishte shumë i moshuar për t’u shumuar tani.

Policia kërkoi nga të gjithë që kanë informacione të kontaktojnë me rajonin policor./21Media