Një filial i një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave është grabitur sot rreth orës 18:30 në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai po ashtu ka bërë të ditur se grabitja është bërë nën kërcenimin e armës.

“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që dy të dyshuar së paku njëri nga ta i armatosur nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga aty një vlerë të caktuar monetare. Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm.”, ka thënë Borovci./21Media