Një bankë në Prishtinë është grabitur dje rreth orës 16:40, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Sipas raportimit, një punëtore e bankës ka raportuar në polici se dy persona të armatosur, njëri me thikë e tjetri me revole i kanë grabitur para dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore./21Media