Grabitet një pompë derivatesh në Prishtinë

Një pompë derivatesh është grabitur sonte në Prishtinë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se grabitja dyshohet të ketë ndodhur nga dy persona.
”Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer prej dy personave të dyshuar”, tha Ahmeti.
Rasti po hetohet nga policia./21Media

Back to top button