Grabitja në një institucion mikrofinanciar në Mitrovicë, arrestohet një 63-vjeçar

Është arrestuar sot një i dyshuar për grabitjen që ka ndodhur sot në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

“Pas raportimit të sotëm të rastit te grabitjes, hetuesit e Njësisë se Hetimeve Rajonale kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore në identifikimin dhe zbulimin e personave të dyshuar dhe si rezultat i kësaj dhe dyshimeve të arsyeshme në orët e pasdites kanë arrestuar një person të dyshuar”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari D.D 63 vjeçar, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa dyshohet se në këtë rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Në njoftim bëhet e ditur se është njoftuar prokuroi i shtetit, ndërsa me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer një kontroll në një lokacion, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për ndriçimin e plotë të këtij rasti./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button