​Grabitja në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, flet pronari

Pasditen e së hënës ka ndodhur një grabitje në një institucion mikrofinanciar në lagjen “Bregu Diellit” në Prishtinë.

Një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka hyrë në institucioni financiar dhe e ka plaçkitur një shumë të parave.

Në vendin e ngjarjes dolën edhe Njësitet e Policisë dhe po merret me rastin.

Pronari i i këtij institucioni mikrofinanciar, Nexhat Uka ka deklaruar për kp, se nga grabitja janë dëmtuar në vlerë monetare rreth 330 euro.

Uka tha se në vendin e ngjarjes janë dalë ekipet e policisë bashkë me hetuesinë.

KosovaPress ka provuar të kontaktojë policinë për të marrë detaje të ngjarjes por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka marrë informacione.

Back to top button