Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë arritur të grabisin 750 euro në një pompë të derivateve.

Rasti ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Poklek i Ri në Drenas.

Rastin në polici e kanë lajmëruar dy punëtorët e pompës.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë në pompën e derivateve, kanë njoftua se dy persona të maskuar dhe të armatosur me revole iu kanë grabit 750 euro dhe kanë ik në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse policore.

Nuk raportohet për të lënduar./21Media