Një rast i grabitjes me armë zjarri është raportuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në një shtëpi në Ferizaj.

Një grua ka raportuar se derisa kishte qenë në shtëpinë e saj, brenda kanë hyrë katër persona të panjohur të cilët nën kërcënim të armës ia kanë grabitur disa para dhe një telefon celular, shkruan rtv21.tv.

Sipas viktimës të dyshuarit ndaj saj kanë përdorur dhunë fizike dhe si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin./21Media