Një rast i grabitjes së armatosur ka ndodhur dje rreth orës 00:42 në Fushë Kosovë.

Sipas policisë viktima ka raportuar se tre persona me maska dhe nën kërcënimin e armës i kane marrë çelësat e depos, ku dhe nga kanë grabitur para të gatshme dhe një kasafortë.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar./21Media