Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

Një barnatore në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë është grabitur mbrëmë rreth orës 20:20.
Sipas Policisë, viktima ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në barnatore, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës nga arka i ka grabitur një shumë parash rreth 200-400 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button