Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Nën kërcënimin e armës, persona të panjohur kanë kryer një grabitje në një kompani si dhe rojës i kanë vjedhur portofolin me para dhe dokumente.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që persona të dyshuar, të armatosur, nën kërcënimin e armës, kanë arrit që të kryejn një grabitje në një kompani si dhe nga ankuesi(mashkull, roje e e objektit) të marrin portofolin (dokumente dhe para)”, ka thënë Ahmeti për rtv21.tv.

Aktualisht nga hetuesit policor ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus ndriçimin e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar./21Media