Një grabitje ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për portalin rtv21.tv se grabitja ka ndodhur në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave.

“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që një person i dyshuar i armatosur nën kërcënimin e armës ka grabitur nga aty një shumë të parave”, ka thënë Ahmeti për portalin rtv21.tv.

Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus ndriçimin e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm./21Media