Rasti vazhdon të hetohet

Rasti vazhdon të hetohet

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 03:45 ka ndodhur një grabitje e armatosur në Ferizaj.

“Dy viktima meshkuj K/Shqiptar punëtorë në një pikë të karburanteve, kanë raportuar se dy të dyshuar meshkuj të panjohur dhe nën kërcënimin e armës AK-47, u kanë grabitur dy telefona celular, para kesh 500€ dhe një shumë paketime me cigare, të gjitha në vlerë rreth 5000€”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa nuk raportohet për lëndime. /21Media