Një rast i grabitjes është raportuar se ka ndodhur dje rreth orës 04:50 në rrugën “Flaka e Janarit” në Prishtinë.

Ankuesi  ka raportuar në polici se deri sa ishte duke punuar në marketin e tij, kishte hyrë një person me maskë dhe nën kërcënimin e thikës kishte arrit të marr rreth 200 euro dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur, shkruan rtv21.tv.

Nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar./21Media