Grabisin paratë e një lokali

Grabisin paratë e një lokali

Policia e Kosovës ka raportuar për një grabitje në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima femër kosovare ka raportuar dje se deri sa ka hapur lokalin ku punon pa papritmas janë futur brenda dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë kanë arritur të grabisin para të gatshme.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të pa njohur ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore./21Media