Policia e Kosovës ka njoftuar se në Obiliq dje rreth orës 18:33, disa persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi dhe nën kërcënimin e thikës,  kanë kërkuar të holla nga pronari i shtëpisë.

Të dyshuarit kanë arritur t’ia marrin një unazë viktimës dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Për rastin është njoftuar prokurori./21Media