Dy persona janë plagosur me armë zjarri nga një taksist në Prishtinë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:30.

Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Raportohet se dy meshkuj shtetas të huaj kanë informuar se vozitësi (i pa njohur) i një taksi, ju ka grabitur telefonat mobil dhe më pas me armë zjarri i ka plagosur të dy viktimat”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./21Media