Grabitje në Prishtinë, hajnit nuk i shkoi gjatë
28 Nëntor 2020
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një barnatore në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Holger Petersen”.
Viktima ka raportuar në polici se derisa ishte se bashku me dëshmitaren në barnatore, një person i dyshuar nën kërcënimin e revoles ka grabitur një kuletë në të cilin kishte para.
Mirëpo, hajnit nuk i shkoi gjatë! Policia e Kosovës e identifikoi dhe e arrestoi atë.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje./21Media